Shqipëria

Ambasada Amerikane bën thirrje për aplikime agjentësh të BKH-së


Ambasada e SHBA-së ka bërë thirrje për personat e interesuar, që të bëhen pjesë e ekipit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!”.

Kjo thirrje e SHBA-së vjen pas asaj të BKH-së, me rihapjen e aplikimeve për hetues.

Në fazën e parë, janë pranuar 28 persona nga 37 aplikantë. Ata do t’i nënshtrohen trajnimit përkatës. Më pas vijohet me fazën e certifikimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore