Pajisje

Amazon braktis fushatën e ndikimit të krijuar për të tërhequr staf


Kompania teknologjike Amazon ka braktisur fushatën e vet të keqtrajtuar të pagesës së punonjësve për të ndarë mesazhe pozitive në mediat sociale.

Lëvizja është bërë duke pastruar mesazhet në internet, të cilat synonin të përmirësonin imazhin e kompanisë për punonjësit potencialë që i nevojiteshin për të arritur rritje të vazhdueshme.

E përditshmja “Financial Times” tregon se skema është krijuar në vitin 2018 si një përpjekje për të mbrojtur kompaninë prej 1.47 trilionë dollarësh kundër armiqësisë në rritje për sigurinë dhe kushtet në magazina.

Mirëpo, Amazon-i i hoqi të gjitha gjurmët e fushatës së ndikimit në fund të vitit të kaluar, sipas burimeve.

Kjo pasi drejtuesit e lartë kanë qenë të pakënaqur me shtrirjen e dobët të skemës.

Përmirësimi i perceptimit të vendit të punës në kompani është bërë një shqetësim kryesor pasi Amazon-i lufton me rregullatorët globalë dhe përpiqet të zgjerojë fuqinë punëtore për të ruajtur shpejtësinë e dorëzimit.

Kudo në botë, ai ka shtuar më shumë se 700 mijë punonjës që nga fillimi i pandemisë dhe është punëdhënësi i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas Walmart-it.

Ndërkaq, kostoja e tërheqjes së aplikantëve të rinj dhe humbjet e produktivitetit të lidhura me punën, kanë shtuar dy miliardë dollarë shtesë në kostot operative në tremujorin e fundit.

Tanimë, theksi është zhvendosur në promovimin e turneve virtuale të drejtpërdrejta të objekteve dhe formave të tjera të publicitetit më tradicional.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa llogari të këtyre përmbajtjeve ekzistonin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore