Sport

Amanda Serrano gati të shkruajë historinë në “Mekën e boksit”


Mbi tre dekada që kur familja e saj ndërroi plazhet e arta të Puerto Rikos me xhunglën e betonit të Nju Jorkut, historia e kësaj fundjave thërret për Amanda Serrano tetë milje në veri të lagjes “Brooklyn” ku ajo u rrit.

33-vjeçarja të shtunën në mbrëmje do të ndeshet me Katie Taylor-in në “Madison Square Garden”. Arena e famshme e njohur botërisht si “Meka e boksit”.

Ngjarja premton një spektakël të vërtetë, me Taylor-in që mban katër tituj botëror në peshat e lehta.

Serrano deri më tani numëron 42 fitore në 44 garat e saj si profesioniste. Teksa ka shënuar vetëm një humbje, në përballjen e saj të 16-të.

Asnjë boksiere tjetër, sidomos portorikane nuk ka pretenduar të fitojë tituj në më shumë se katër divizione. Dhe pavarësisht se si do dali kundër Taylor-it, tashmë ajo mbetet e jashtëzakonshme.

Amanda mbërriti në Bushwick vetëm tetë muajshe. Teska për herë të parë në një palestër boksi do të shkelte kur ishte në moshën 12-vjeçare.

Fillimisht Serrano shkoi në palestër për të shoqëruar motrën më të madhe, Cindy, teksa pranon që “Nuk kam qenë kurrë një fanse e boksit. Nuk dija asgjë për këtë”.

Ndërsa vitet kalonin, në moshën 17-vjeçare, pasi përfundoi shkollën e mesme, do të fillonte dhe rrugëtimi i saj drejt boksit. Megjithatë kjo situatë nuk i pëlqeu fillimisht Cindy-t dhe bashkëshortit të saj, Jordan Maldonado, i cili u vuri vajzat përballë njëra-tjetrës në ring. Me synimin e largimit të Amanda-s nga boksi.

“Ai e detyroi motrën time të më rrihte për të më dekurajuar që të merresha me sportin”, kujton Amanda, duke vijuar “Por ajo nuk mundi të më rrihte”.

Serrano e kishte kaluar provën e saj dhe Maldonado-s i pëlqeu ajo që pa. Më pasi ai e trajnoi dhe udhëhoqi Amanda-n për 10 ndeshje amatore, ku ajo fitoi nëntë dhe humbi një.

Në moshën 20-vjeçare gjithçka ndryshoi për të. Ajo nënshkroi kontratën e parë si profesioniste e vërtetë.

Në karrierën profesionale, u deshën vetëm 13 përballje që ajo të fitonte titullin e parë.

Në Kompleksin Sportiv Aviator të Nju Jorkut më 10 shtator 2011, Serrano mundi Kimberly Connor brenda dy raundeve për të fituar titullin e IBF-së për peshën super të lehtë.

Rekordi i saj si e pamposhtur u thye në të 16-ën sfidë, me Frida Wallberg e Suedisë që i dha Serrano-s humbjen e parë në fund të 10 raundeve rraskapitës për rripin e peshës super të lehtë WBC në prill 2012.

Një dekadë më vonë, ajo humbje ndaj Wallberg, mbetet e vetmja në CV-në e Serrrano-s. Në 10 vitet dhe 28 ndeshjet që pasuan, dora e saj është ngritur në çdo rast në fund të përballjeve.

Kjo fundjavë do të përfaqësojë sfidën e saj më të madhe dhe do të jetë një moment përcaktues në karrierën e 33-vjeçares.

E promovuar nga Jake Paul, Serrano shikohet si më favorizuara në përballjen me Taylor-in. Ajo gjithashtu ka dhe përqindjen më të lartë të KO për ndeshje, 71% me 30%.

Sido që të përfundojë dueli me Taylor-in dhe çfarë do rruge që do të ndjek pas asaj përballje, emri i Serrano-s është i gdhendur në historinë e boksit të femrave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore