Sport

Altin Lala, përfaqësuesi i Shqipërisë në shortin e Conference League


Shqipëria dhe futbolli shqiptar do të jetë sërish në qendër të mediave dhe botës së futbollit evropian ditën e premte.

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e madhe tw UEFA Europa Conference League, pasi tw premten, në ambientet e selisë së UEFA-s në Zvicër do të hidhet shorti i fazës së 1/8  tw finales sw kwsaj gare.

Në tetë ndeshjet që do të zhvillohen mbrëmjen e sotme (e enjte) do të mësohen edhe skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër, pas ekipeve që janë kualifikuar tashmë për në fazën e 1/8-ve.

I pranishëm në shortin e ditës së nesërme do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili do të ndjekë nga afër këtë ceremoni dhe së bashku me përfaqësues të UEFA-s do të tërheqë goglat për të përcaktuar çiftet e kësaj faze.

Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, Lala ndihet krenar për mundësinë e dhënë, për të qenë pjesë e kësaj ceremonie të veçantë, teksa shpreson se Federata dhe shteti shqiptar do t’ia kthejnë në të njëjtën monedhë vlerësimin UEFA-s, me një organizim perfekt.

Ai gjithashtu vlerëson stadiumin “Air Albania” ndërsa vlerëson edhe kontributin e Presidentit Duka në futbollin shqiptar.

“Për faktin që është finalja e parë e një aktiviteti kaq madhor për Shqipërinë, natyrisht që ndihem edhe unë krenar që marr pjesë në këtë short dhe të jem i ftuar nga UEFA”.

“Është e jashtëzakonshme për mua dhe shpresoj që edhe ne si Federatë, si shtet, si komb, ta justifikojmë këtë finale duke i bërë organizimin e mirë dhe mikpritjen, që në fakt është virtyti ynë. Besoj se do jetë një festë shumë e bukur”, tha Lala.

“Nuk do e kishim menduar më parë që do kishim fatin që në Shqipëri të zhvillohej një ndeshje e këtyre përmasave. Kjo tregon edhe punën që Federata ka bërë ndër vite dhe vlerësimin që UEFA i ka bërë FSHF-së, duke i besuar zhvillimin e kësaj finaleje”.

“Gjithashtu edhe stadiumi, që është shumë i bukur. Unë kam luajtur në shumë vende, por stadiumi në Tiranë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Këto punë të mira që janë bërë nga Federata na bëjnë edhe ne krenarë kudo nëpër botë”.

“Personalisht, i jap vlerësimet e mia FSHF-së dhe sigurisht Presidentit Duka që ka shumë merita në të gjithë punën që e bërë për shumë vite. E falënderoj nga ana ime për kontributin e tij në futbollin shqiptar”, tha Altin Lala.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore