Momente

AlphaTauri prezanton AT02 për sezonin 2021


AlphaTauri zbulon makinën e re për sezonin 2021 në Formula 1 me emrin AT02. Mbulesa është hequr nga piloti francez Pierre Gasly bashkë me pjesëtarin më të ri nga Japonia, Yuki Tsunoda.

Përkundër modelit të 2020-ës [AT01], ekipi italian i AlphaTauri-t ndërroi shpërndarjen e ngjyrave duke theksuar më shumë blunë e errët në trupin e makinës, ndërsa ngjyra e bardhë, ndryshe nga modeli paraardhës, është lënë në periferi të dizajnit. Koncepti i ri ka zhvendosur edhe pullat e logove dhe sponsorëve.

“Toro Rosso” dikur, por sot AlphaTauri, kërkojnë të mbajnë suksesin e sezonit 2020, në të cilin fituan një garë [e para në 12 vjet]. Vazhdojnë të pajisen me të njëjtin pikësynim edhe për këtë vit.

Megjithëse ka kohë pa hipur në podium, në shtator të 2019-ës AlphaTauri shënoi më shumë pikë krahasuar me garat e sezoneve të mëparshme dhe për herë të dytë në historinë e tyre, ata fituan një garë në pistat e Monza-s me Gasly-n në timon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore