Lajme

Alitalia: mbërrijnë 73 milionë Euro të tjera ndihma anti-covid


Komisioni Evropian (KE) aprovoi me 29 dhjetor një  tjetër ndihmë financiare prej 73 milionë Eurosh,  për të rimbursuar  kompaninë ajrore italiane, Alitalia. 

Për shkak të kufizimeve nga COVID-19, Alitalia ka pësuar humbje të mëdha në rrugët ndërkombëtare dhe ato ndërkontinentale. 

Fondet do të jepen  në formën e një granti  të drejtpërdrejtë prej 73.02 milionë Eurosh.   Kjo ndihmë  korrespondon me shumën e vlerësuar të dëmit të shkaktuar ndaj Alitalia-s gjatë pandemisë, nga mesi i muajit qershor deri në muajin tetor.

Mbështetja financiare  e KE-së, vjen pas vendimit të marrë më 4 shtator, për të subvencionuar me 199.45 milionë Euro Alitalian, për dëmet e pësuara nga 1 marsi 2020 deri më 15 qershor, për shkak të kufizimeve dhe masave të qeverisë italiane  dhe  të vendeve të  tjera të destinacionit, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore