Shqipëria

Alibeaj takim me zyrtarin e OSBE-së: PD mbetet e përkushtuar në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me zëvëndëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Azay Guliye.

Me anë të një postimi në median sociale Facebook, Alibeaj bëri me dije se ka njohur Guliye, me rëndësinë që ka për Partinë Demokratike Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore.

“Sot prita në një takim të veçantë, zëvëndëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Azay Guliyev dhe ekipin e tij. Pasi i urova mirëseardhjen në Shqipëri, e informova Guliyev, se PD mbetet shumë e përkushtuar për detyrat e institucioneve dhe parlamentarëve në shërbimin edhe të interesit publik”.

Nga ana e tij Guliyev shprehu interesimin e tij sa i përket ndryshimeve aktuale dhe zhvillimeve politike në Shqipëri.

“Gjatë takimit të një vendi të posaçëm zuri edhe bashkëpunimi me OSBE, sidomos rëndësia e saj që ka për PD, çdo gjë të madhe që ky organizim i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkroi Aliibeaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore