Teknologji

Alibaba, 33% rritje në fund të vitit 2020


Kompania kineze e teknologjisë. Alibaba, sipas analistëve të sondazhuar nga kompania e të dhënave financiare, Refinitiv, pritet të raportojë një rritje prej 33% të të ardhurave për tremujorin e fundit të vitit 2020.

Sipas agjensisë së lajmeve, CNN, rritja e të ardhurave të kompanisë është rezultat kryesisht i situatës së krijuar nga pandemia e coronavirus-it ku nevoja për pajisje teknologjike dhe akses në internet ka qenë e pashmangshme.

Mirëpo, të ardhurat e përftuara rezultojnë të jenë të pamjaftueshme përballë shqetësimeve të kompanisë nga investitorët të cilët sipas CNN, “janë tronditur nga shqetësimet se sa mund të zbresin në perandorinë e teknologjisë së Jack Ma-së, autoritetet kineze”.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Alibaba, Jack Ma, e ka ngritur kompaninë rreth dy dekada më parë. Ai ka mundur të gjenerojë rreth 80 bilionë dollarë të ardhura për vitin fiskal që përfundoi marsin e vitit të kaluar. Gjithashtu, Alibaba disponon një kapitalizim tregu prej më shumë se 700 bilionë dollarë.

Nga ana tjetër, “Pekini është bërë gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin që firmat e mëdha të teknologjisë kanë mbi industrinë financiare dhe se janë ngulitur në jetën e përditshme të Kinës përmes aplikacioneve të pagesave digjitale dhe shërbimeve të tjera”, shton CNN.

Në dhjetor, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve, Xinhua, presidenti Xi Jinping i konsideroi përpjekjet për të forcuar rregullat antimonopol kundër platformave të internetit, një prej qëllimeve kryesore për vitin 2021. Që prej Krishtlindjeve, rregullatorët njoftuan edhe një hetim antitrust ndaj kompanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore