Sport

Alexis Sanchez ndërpren kontratën me Inter-in, për të kaluar te Marseille


Calciomercato raporton se Alexis Sanchez tani ka rënë dakord të ndërpresë kontratën e tij me Inter-in në mënyrë që të përfundojë një lëvizje në Marseille.

Sanchez, 33 vjeç, është i tepërt ndaj kërkesave në klubin e Serie A, pavarësisht se ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, por klubet e tjera e kanë pasur të vështirë të nënshkruajnë ndërkombëtarin kilian për shkak të kushteve në kontratë – me vlerë 7 milion euro në vit.

Ish-sulmuesi i Arsenal-it dhe Manchester United tani ka rënë dakord të prishë vitin e fundit të marrëveshjes së tij, gjë që do t’i lejojë atij të transferohet në klubin e Ligue 1, pasi të ketë zgjidhur një çështje tatimore në Itali.

Marrëveshja e tij me Marseillen thuhet se do të jetë rreth 3 milionë euro në sezon.

Gjatë periudhës së tij në Itali, Sanchez nuk ka pasur shumë minuta për të luajtur, dhe nuk ka mundur të shfaq potencialin e tij, siç bënte te Arsenal.

Por, tani te Marseille, ai pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë të klubit, ku do përballet me ish bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, për trofeun e Ligue 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore