Sport

Alexander Albon është piloti i ri i Williams


Një pjesë e dominos ra, dhe të gjitha tjerat po bien me radhë.

Pjesa e parë e dominos ishte Valtteri Bottas, që u bashkua me Alfa Romeo-n.

Si zëvendësuses i tij te Mercedes-i, erdhi fantazisti George Russell nga Williams.

Dhe si zëvendësues i George Russell-it te Williams-i erdhi një fytyrë e njohur për sportin, Alexander Albon.

Ish-piloti i RedBull-it, iu bashkua Williams-it në një kontratë një vjeçare për sezonin 2022.

E çuditshmja në këtë mes, është se Mercedes-i, financues i Williams-it, zgjodhi një pilot nga radhët e akademisë së RedBull-it për ta ulur në makinën e famshme të Formula 1.

Albon do të rikthehet në Formula 1 vetëm pas një viti, me ulësen e tij te RedBull-i që sivjet shkoi te Sergio Perez.

Me rregullat e reja që do të vijnë në vitin 2022, ende është shumë e vështirë të parashikohet një skuadër që do të dominojë.

Andaj, Albon ende nuk e di se a është bashkuar me një skuadër që lufton për mbijetesë, apo një skuadër që lufton për titullin.

Gjithsesi, lëvizje tjera të mëdha pritet të ndodhin shpejt në Formula 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore