Pajisje

Alexa kërkon mendimin e klientëve


Asistentja inteligjente e Amazon-it, Alexa, do të pyesë klientët për tre produkte të reja të cilat do të jenë në shitje vetëm nëse një pjesë e konsiderueshme e tyre i porosisin ato.

Agjensia e lajmeve, CNN, shkruan se tre produktet përfshijnë një printer inteligjent, një matës të lëndëve ushqyese dhe një orë muri me lavjerrës.

Këto shtesa të reja produktesh do të vihen në sprovën e programit të ri të Amazon-it të quajtur “Build It” i cili ka për synim të dëgjojë fjalën e klientëve nëse duan që produktet të vihen në gjendje për t’u blerë apo jo.

CNN shton se Amazon-i do të mund të marrë një përgjigje brenda një afati kohor 30 ditor nëse klientët do të dëshirojnë vërtetë që printeri, matësi dhe ora të jenë në shitje.

Amazon-i e ka cilësuar angazhimin e klientëve lidhur me zërin e tyre për produktet si një lëvizje me risk të ulët dhe shpërblim të madh pasi mbi të gjitha është një mënyrë argëtuese.

Nëse koncepti i produktit të prezantuar te klientët e kalon fazën e parë të shfaqjes së interesit të tyre, Amazon-i merr masat për ta bërë produktin të disponueshëm.

Nga ana tjetër, kjo metodë e ndjekur nga Amazon-i konsiderohet shqetësuese për mënyrën se si kompania përdor të dhënat për të përcaktuar se cilat produkte janë të njohura dhe se cilat produkte do të fillojë të shesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore