Sport

Aleksandr Kokorin do të jetë lojtari më i ri i Fiorentina-s


Fiorentina po tenton për të afruar në ekip rusin, Aleksandr Kokorin. Sulmuesi 29-vjeçar gjithë karrierën e ka zhvilluar në kampionatin rusë të futbollit. Firence do të ishte qyteti i parë jashtë Rusisë, që do të luante Kokorin-i, nesë transferimi mbyllet me sukses.

Kokorin-i ka luajtur me ekipe të njohura si Dynamo Moscow-s, Zenit St. Petersburg-u dhe së fundmi te Spartak Moscow. Në gjithë karrierën, ka luajtur 315 ndeshje zyrtare, ka shënuar 93 gola dhe ka asistuar 43 herë. Në sezonin aktual Kokorin-i ka 10 prezenca, në kampionat dhe kupë, ku ka realizuar dy gola dhe dy asiste.

29-vjeçari është dhe pjesë e Kombëtares së Rusisë, ku në 48 paraqitje ka realizuar 12 gola.

Fiorentina ka ofruar katër milonë e gjysëm euro te Spartak Moscow, për kartonin e lojtarit. Marrëveshja duke shumë pranë realizimit./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore