Shqipëria

Aleksandër Grushko: Hapi jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje


Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse,  Aleksandër Grushko e quajti aktin e dëbimit të diplomatit rus “një provokim”, si dhe deklaroi që ky “hap jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Sipas tij, veprimi në fjalë ka përkeqësuar marrëdhëniet shqiptaro-ruse.

“Një nga parimet themelore në diplomaci është reciprociteti, dhe askush nuk e ka hequr atë”, ka shkruar ndër të tjera Aleksandër Grushko.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme shpalli Alexey Krivosheev person non grata dhe kërkoi largimin e tij brenda 72 orësh nga Shqipëria. Diplomati akuzohet se ka shkelur disa herë masat anti-Covid 19, pavarësisht ankesave dhe paralajmërimeve.

Sipas ambasadës pretendimet dhe akuzat janë të pabaza dhe të trilluara. Ambasada deklaroi se asnjëhere nuk është thirrur për pretendimet dhe sjelljen e diplomatit.

Gjithashtu ajo shprehu dhe shqetësimin e saj për sigurinë e diplomatit, emri i të cilit është bërë publik. Sipas praktikës diplomatike ndërkombëtare, emrat e zyrtarëve të diplomacisë non grata nuk duhet të bëhen publik derisa punonjësi të largohet nga vendi pritës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore