Lajme

Aleksa Beçiç, politikani pro serb dhe kundër pavarësisë së Kosovës – pasues potencial i Abazoviç


Aleksa Becic

Aleksa Beçiç, kryetar i Partisë Mali i Zi Demokratik që aktualisht ka nëntë deputetë në Kuvend, mund të jetë pasuesi i Dritan Abazoviç në pozitën e kryeministrit.

Madje, vetë Abazoviç koalicionin mes tij dhe Milo Gjukanoviç e ka bërë fakt të kryer, po sa u rrëzua me votë mosbesimi, duke ua uruar këtyre të dyve qeverinë e re të përbashkët.

Beçiç është një populist, që vetën e deklaron si konservativ-liberal më afër qendrës.

Ai është ish kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, kur kryeministër ishte Zdravko Krivokapiç.

Beçiç thotë se është pro-evropian, por asnjëherë nuk është deklaruar qartë se si e definon vetën për nga etnia. Ai nuk thotë as se është malazez e as serb.

Kur ishte pyetur në një emision në RTS se “çfarë gjuhe fletë”, kishte deklaruar se “më lejoni t’iu them se sonte s’kam ardhur këtu si qytetar i Malit të Zi”.

Për një kohë të gjatë ai kishte provuar të fsheh qëndrimet e tij se mbështetë Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi, apo Kishën Ortodokse Malazeze, por në vitin 2019 u zbulua duke kundërshtuar Ligjin për Liritë Fetare dhe kishte marrë pjesë në një protestë religjioze e organizuar nga Kisha Serbe.

Gjithashtu, në kohën kur Mali i Zi kishte njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ai kishte shprehur “një formë të pakënaqësisë” duke thënë se ka mospajtim me “momentin që e rrethon këtë vendim”.

Edhe në vitin 2017 kishte thënë se ai nuk do që të rregullohen “raporte ndër-shtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Beçiç ishte pjesë e Partisë Popullore Socialiste e Malit të Zi, parti që historikisht është për një Union të përbashkët mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore