Jetesë & Stil

Alec Baldwin thyen heshtjen, pasi e vrau Halyna Hutchins


Alec Baldwin - Aktor

“Ajo ishte shoqja ime” – Kështu vendosi ta thyente heshtjen, i dëshpëruar nga ajo çfarë ka ndodhur, aktori i njohur,  Alec Baldwin, ndërsa edhe e ka deklaruar miqësinë e tij me Halyna Hutchins – kineasten të cilën, ai e qëlloi aksidentalisht dhe vrau javën që lamë pas, në xhirimet e filmit “Rust”.


Alec Baldwin.

“Ka aksidente të rastësishme në setet e filmit herë pas here, por kurrë si kjo. Kjo është një në një trilion episode, një në një trilion ngjarje”, ka thënë Baldwin, i cili dukej i mërzitur dhe nganjëherë dukej i ngjirur, ndërsa qëndronte në anë të rrugës në Vermont, me trafik të zhurmshëm nga pas.

Komentet ishin të parat e Baldwin në publik që kur Hutchins u vra gjatë produksionit të “Rust” në Sante Fe, të Mexico-s, javën e kaluar.

Regjisori Joel Souza u plagos gjatë të shtënave, në të cilat Baldwin gjuajti aksidentalisht me një armë për të cilën thuhet se ishte “e sigurt”.

Baldwin, me një palë pantallona të errëta dhe një xhaketë të errët mbi një këmishë fanelle gri, foli në atë që dukej të ishte një rrugë rurale me gruan e tij, Hilaria, në anën e tij duke filmuar çka bashkëshorti po fliste me gazetarët.

Alec & Hilaria Baldwin.

“Një grua ka vdekur. Ajo ishte shoqja ime, ajo ishte shoqja ime. Kur mbërrita në Sante Fe për të filluar xhirimet, e çova në darkë”.

“Ne ishim një ekip duke xhiruar filmin së bashku, kur papritmas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, aktori tha se mirëpret diskutimet për eliminimin e armëve në prodhimet e Hollywood-it.

Gjatë xhirimeve të “Rust” – Pak momente para aksidentit tragjik.”Unë e di se një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në një grup është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, tha Baldwin.

Aktori shtoi se “ne jemi në kontakt të vazhdueshëm” me burrin e Hutchins, Matthews.

“Ne jemi shumë të shqetësuar” për familjen e saj”, tha Baldwin, duke shtuar se ai ishte “urdhëruar” nga zyra e sherifit të Sante Fe, që të mos e diskutonte rastin apo të jepte komente rreth tij.

Ndryshe, javën që lamë pas, një aksident tragjik kishte ndodhur në xhirimet e filmit “Rust”, ku aktori kryesor është Alec Baldwin. Gjatë xhirimeve, me një pistoletë të përdorur për skenat western të filmit, Baldwin ka shkrepur armën dhe ka vrarë një grua, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe regjisori i filmit.

Sipas të dhënave të bëra publike, ngjarja ka qenë një aksident. Pistoleta duhet të ishte e mbushur me fishekë të rremë, por kishte ndodhur e kundërta.

Halyna Hutchins.

Viktima, Halyna Hutchins, 42 vjeçe, punonte si drejtoreshë e fotografisë për filmin. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ajo ishte me origjinë ukrainase. Ishte rritur në një bazë ushtarake sovietike në rrethin arktik. Më pas, kishte studiuar gazetari në Kiev dhe ishte zhvendosur më tej për të Los Angeles. Aty kishte studiuar regji filmi.

Nga të shumtë, ajo cilësohej si një yll në ngjitje në industrinë më të madhe të filmit në botë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore