Lajme

Aleati i Navalny thërret protesta të tjera


Leonid Volkov, opozitar rus, aleat i Alexei Navalny

Shtim protestash kombëtare në gjithë Rusinë. Kjo është kërkesa që Leonid Volkov, aleat i opozitarit rus Alexei Navalny, i ka bërë qytetarëve të vendit siberian.

Motivi i protestës do të jetë ndezja e dritës së telefonave celularë, në një simbolikë që imiton pishtarët me zjarr. Kjo teknikë, është ndjekur edhe opozita bjelloruse, e cila u ngrit në protesta ndaj presidentit Alexander Lukashenko.

“Njerëzit mund të marrin qirinj dhe t’i grupojnë në formë zemre për të mbështetur Alexein”, ka bërë thirrje Volkov-i. “Populli duhet të qëndrojë në rrugë si shenjë solidariteti”.

Protestat janë paramenduar të kryhen në 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit. Nga këtu, edhe simbolika e qirinjve në formë zemre.

Kjo metodë sipas Volkov-it, do të shërbejë për të parë se sa është realisht pakënaqësie e popullit ndaj Putin-it. “Nëse mendoni se jeni të vetmit në lagjen tuaj që nuk e mbështesni Putin-in, ndiqni dritat dhe shihni çfarë ndodh rreth jush”, theksoi Volkov-i.

“Nuk ka frikë. Ndoshta mund të duket sikur 15 minuta nuk do ndryshojnë asgjë, por në fakt mund të ndryshojnë gjithçka”, përmbyllet mesazhi i aleatit të Navalny-t.

Që prej kthimit të Alexei Navalny-t në Rusi, kanë ndodhur disa protesta masive. Mbi 11 mijë persona janë arrestuar nga policia ruse. Kjo e fundit, ka ushtruar edhe dhunë ndaj të miturve në disa raste.

Protestat janë transmetuar nëpërmjet mediave sociale. Pamjet kanë bërë xhiron e botës brenda një kohe të shkurtër.

Reagime të shumta ka pasur nga ndërkombëtarët, mbi tërheqjen e Kremlinit nga arrestimi i Navalny-t. Sanskione të shumta, janë deklaruar gjithashtu nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Alexei Navalny u dënua më 2 shkurt me dy vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Moskës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore