“Aleanca pro Putin në Ballkan”, e konsideron Berisha “kërcënimin” e Ramës për të mos marrë pjesë në Samitin e Brukselit
Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, me anë të një statusi në median sociale Facebook, e ka konsideruar si “aleanca pro Putin në Ballkan”, “kërcënimin” siç e quan ai, të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të mos marrë pjesë në Samitin e Brukselit.
Në Facebook, Berisha shkruan se qëndrimi i dy liderëve ballkanik duket “si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur”.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti-BE, pro serbo-rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen nkëmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik të tyre!”, mbyll shkrimin Berisha.
Reagimi i liderit të PD-së vjen pas statusit të bërë nga kryeministri Rama, i cili nuk ka dhënë sinjale pozitive duke u shprehur se s’ka mbetur asgjë për të bërë aty – referuar samitit.
“‘Jo, më fal!’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë mund të bëjmë aty?!”, pyet Rama.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha uron Plenkoviç për rizgjedhjen, e quan fitore edhe për Shqipërinë dhe rajonin
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh
-
Bylykbashi zbulon propozimet për Reformën Zgjedhore, një ndër to listat e hapura
-
Bardhi thotë se do ta çojë sërish në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh