Muzikë

Albumi i ri nga Noizy do të ju “çmend”


Rep-artisti i famshëm shqiptar, Noizy, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe me anë të një storie në profilin e tij të Instagrami-it, ai ka paralajmëruar se një album i ri po vjen.

“Albumi i ri do të ju çmend”, ka shkruar artisti në fotografinë e publikuar.

Ndryshe, Noizy ka qenë produktiv edhe gjatë kohës së pandemisë. Ai ka mbajtur një tempo të njejtë lansimi këngësh sikurse para kësaj situate.

Madje, gjatë periudhës pandemike, artisti nga Shqipëria, ka publikuar disa bashkëpunime me këngëtarë të cilët posedojnë famë ndërkombëtare.

Noizy ishte mysafir në këngën “Bando Diares”, projekt i këngëtarit Dutchavelli, i cili është edhe vëllau i rep-artistes së njohur angleze Stefflon Don.

Projekti i fundit nga Rigels Rajku, për publikun i njohur si Noizy, është kënga “1 herë e mirë”, e cila ka arritur të marr tetë milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore