Muzikë

Albumi i ri i Beyonce, “Renaissance” zë vendin e parë në Billboard 200


Albumi i ri i Beyonce “Renaissance”

Albumi i ri i Beyonce “Renaissance”, ka zënë vendin e parë në tabelën e albumeve “Billboard 200”.

“Renaissance” shiti plot 332 mijë kopje, duke shënuar kështu javën më të shitur nga një artiste femër këtë vit dhe të dytën më të shitur të vitit, pas albumit të Harry Styles, “Harry’s House”, i cili shiti 521 mijë kopje në javën e parë të qershorit.

Ky është albumi i shtatë solo nga këngëtarja 40 vjeçare, dhe që të shtatë albumet e saj, duke filluar nga “Dangerously in Love” i vitit 2003, kanë debutuar në vendin e parë nëpër lista.

Beyonce

“Renaissance” krijoi disa polemika në javën e publikimit, pasi Beyonce u kritikua nga këngëtarja Kelis për marrjen e mostrave të materialit nga hiti i saj “Milkshake” pa e njoftuar paraprakisht, duke e bërë Beyonce-n të fshinte këngën. Ajo hoqi gjithashtu disa fjalë nga teksti i këngës “Heated”, pasi u përball me kritika nga publiku për terme nënçmuese.

Publikimi i albumit pati një festë të madhe në “The Times Square Edition” në New York me të ftuar të pranishëm duke përfshirë nënën e Beyonce, Tina Knoëles, La La Anthony, Donald Glover, Tyler Perry dhe Janelle Monae, ndër të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore