Muzikë

Albumi i Beyonce “Renaissance” shpërndahet në internet dy ditë para publikimit zyrtar


Beyonce

Albumi i ri i Beyonce, “Renaissance”, është shpërndarë në internet rreth 36 orë përpara publikimit të tij zyrtar që parashihej të ndodhte të premten e 29 korrikut.

Lajmi për rrjedhjen e informacionit filloi të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës, ku shumë përdorues madje shfaqnin kopje të albumit në duar.

Albumi i ri i shumëpritur ka qenë burim spekulimesh që kur këngëtarja linçoi poshtë këngën e parë, “Break My Soul”, në qershor.

Në po atë muaj, Beyonce zbuloi edhe kopertinën e albumit, ku shihej e ulur mbi një kalë xhami, shkruan “DailyMail”.

Beyonce

Për këngëtaren krijimi i albumit ishte një aventur e këndshme në një kohë kur e gjithë bota ishte e mbyllur, të paktën kështu la të kuptohej kur shkroi një deklaratë të gjatë që u shpërnda në llogarinë e saj në Instagram.

“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventureske në një kohë kur asgjë tjetër nuk po lëvizte”, tha ajo.

“Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, lëshuar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi”, ka thënë mes tjerash ajo.

Albumi i ri i 40 vjeçares, përbëhet nga gjithsej 16 këngë, disa janë solo e disa bashkëpunime me figura eminente si: Nile Rodgers, Grace Jones dhe Drake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore