Muzikë

Albumi i Bebe Rexhës prinë në listën e Spotify


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ditë më parë ka publikuar albumin e saj të dytë, të titulluar “Better Mistakes”.

Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha ka njoftuar që albumi i saj kryeson listën e dhjetë albumeve më të mira në Spotify.

Suksesin e albumit këngëtarja, menjëherë e ka ndarë në Instastory duke i falënderuar fansat jashtëzakonisht shumë.

“I gjithë albumi është i bazuar në pasiguri aktuale, shëndeti im mendor, dashuria për veten, i gjithçkaje në jetën time”.

“Albumi është me të vërtetë thjesht marrja e gjërave reale që po kaloj, gjë që është me të vërtetë e rëndësishme për mua të shkruaj. Ka ende kitarë, por ka shumë hip-hop në të, por është akoma pop. Në të vërtetë nuk është muzikë vallëzimi, por mund t’i bindesh asaj”, ishte shprehur Bebe Rexha për albumin e saj.

Albumi është publikuar me shtatë maj të këtij viti, si rezultat i një pune disa vjeçare të këngëtares.

Në tetor të vitit të kaluar artistja publikoi këngën kryesore të albumit “Baby I’m Jealous”, e cila u rëndit e 58-ta në Billboard në Amerikë.

Albumi përbëhet gjithsej nga 13 këngë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore