Muzikë

Albumi “30” i Adele – i suksesshëm, por jo sa “25”


Adele - Artiste

Edhe pse albumi i ri i artistes britanike, Adele – “30”, ka pasur javën më të madhe të hapjes në krahasim me çdo album tjetër të publikuar në vitin 2021, ai ka shënuar rënie prej 75 për qindësh nga java e parë e albumit të fundit të këngëtares.

Ylli i hitit “Easy on me” ka publikuar së fundmi albumin “30” me të cilin ka emocionuar fansat dhe kritikët e muzikës, ndërsa u tha se që në javën e parë janë shitur 838 mijë kopje, kryesisht të CD-ve dhe të shkarkimeve në platformat zyrtare.

Albumi “30” i Adele.

Ndarja e shitjeve ka arritur në 678 mijë e 782 në CD dhe shkarkime, teksa transmetimi llogaritet në 152 mijë e 690.

Por, sado që këto shifra cilësohen të larta, Adele, ka pësuar një rënie prej jo më pak se 3.8 milionë kopjesh krahasuar me shitjet e albumit “25” të publikuar në vitin 2015.

Kopertina e albumit “25” të Adele.

“25” pati shitur në vazhdimësi 18 milionë kopje gjatë gjithë vitit duke thyer kështu të gjitha rekordet e asaj kohe në industrinë e muzikës botërore.

Ndërkaq, ekspertët vlerësojnë se rënia mund të jetë për shkak të rënies së përgjithshme të shitjeve të albumeve në periudhën e fundit.

Adele.

Kjo pasi që njerëzit tanimë po ecin me teknologjinë, kështu duke lënë anash CD dhe duke përdorur platformat virtuale të shkarkimeve.

Bazuar në të dhënat e MCR Data, shitjet e albumeve vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2007 ishin 507 milionë, ndërsa në vitin 2022, numri kishte rënë në 102 milionë sosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore