Aplikacione

Albumet fotografike digjitale të vitit 2021


Shutterfly

CNet, faqe dedikuar teknologjisë, tregon se Shutterfly mundëson krijimin e albumeve fotografike në mënyrë digjitale duke përzgjedhur formate nga më të ndryshmet. Ky album digjital ofron për përdoruesit ide dhe tutoriale të shumta.

Mixbook

Formatet minimaliste të Mixbook-ut e bëjnë krijimin e albumeve një proces tepër të lehtë. Në faqen e Mixbook-ut mund të gjenden një sërë kornizimesh të ndara sipas kategorive si familje, dasma, fëmijë apo udhëtime.

Snapfish

Veçantia e Snapfish qëndron në faktin se pas ngarkimit të fotografive ofrohet opsioni  i grumbullimit të tyre në një dokument të përbashkët. Më tej, Snapfish mund t’i organizojë në mënyrë automatike fotografitë nëpër albume, por ekziston edhe mundësia e krijimit manualisht të tyre.

Walmart Photo

Përmes hapjes së një llogarie te faqja zyrtare e Walmart Phoho, përdoruesit mund të vendosin përmasat e albumit fotografik duke filluar nga 5 me 7 te 12 me 12.

Mailpix

Në ndryshim nga Walmart, sipas CNet, Mailpix nuk kërkon krijimin e një llogarie personale për të vazhduar me kompozimin e albumit fotografik. Mjafton të përzgjidhet formati dhe të ngarkohet fotografia. Më pas mund të realizohet çdo ndryshim i mundshëm.

Google Photos

Google Photos është një tjetër opsion për krijimin e albumeve fotografik digjital. Ai është i thjeshtë dhe minimalist.

Blurb

Në krahasim me të gjitha alternativat e renditura, Blurb ka karakter profesional. Ai është në ndihmë të krijimit të albumeve profesional fotografik duke mundësuar fotografët të përmbledhin krijimet e tyre në një mënyrë tërheqëse./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore