CNet, faqe dedikuar teknologjisë, tregon se Shutterfly mundëson krijimin e albumeve fotografike në mënyrë digjitale duke përzgjedhur formate nga më të ndryshmet. Ky album digjital ofron për përdoruesit ide dhe tutoriale të shumta.
Formatet minimaliste të Mixbook-ut e bëjnë krijimin e albumeve një proces tepër të lehtë. Në faqen e Mixbook-ut mund të gjenden një sërë kornizimesh të ndara sipas kategorive si familje, dasma, fëmijë apo udhëtime.
Veçantia e Snapfish qëndron në faktin se pas ngarkimit të fotografive ofrohet opsioni i grumbullimit të tyre në një dokument të përbashkët. Më tej, Snapfish mund t’i organizojë në mënyrë automatike fotografitë nëpër albume, por ekziston edhe mundësia e krijimit manualisht të tyre.
Përmes hapjes së një llogarie te faqja zyrtare e Walmart Phoho, përdoruesit mund të vendosin përmasat e albumit fotografik duke filluar nga 5 me 7 te 12 me 12.
Në ndryshim nga Walmart, sipas CNet, Mailpix nuk kërkon krijimin e një llogarie personale për të vazhduar me kompozimin e albumit fotografik. Mjafton të përzgjidhet formati dhe të ngarkohet fotografia. Më pas mund të realizohet çdo ndryshim i mundshëm.
Google Photos është një tjetër opsion për krijimin e albumeve fotografik digjital. Ai është i thjeshtë dhe minimalist.
Në krahasim me të gjitha alternativat e renditura, Blurb ka karakter profesional. Ai është në ndihmë të krijimit të albumeve profesional fotografik duke mundësuar fotografët të përmbledhin krijimet e tyre në një mënyrë tërheqëse./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Osmani me fitore bindëse ndaj Taravarit: Diferenca mbi 35 mijë vota
-
Fitimet e investitorëve të huaj arrijnë rekord në Shqipëri
-
Perëndimi duhet të forcojë mbrojtjen pasi epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë Kuleba
-
Zgjedhjet presidenciale: Osmani bindshëm fitues në kampin shqiptar, balotazhi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkova