Muzikë

Album i përbashkët mes Neil Young dhe Crazy Horse


“Kali i Çmendur (Crazy Horse) është kthyer përsëri në hangarin e tij, duke e shkundur pluhurin. Shumë kohë ka kaluar që kur kemi qenë bashkë, dhe shumë lotë kanë pikuar”, kështu shkroi Neil Young në Neil Young Archvies.

Albumi po inçizohet në malet e Kolorados sipas një modeli hangari të viteve të 1850-a. Neil Young po ashtu ka thënë se është një replikim identik i modelit origjinal, dhe se është magji përbrenda.

Bashkëpunimi i fundit mes Neil Young dhe Crazy Horse ka qenë kënga Colorado, para se kitaristi i famshëm Frank ‘Pocho’ Sampedro të penzionohej. Tani kitaristi është zëvendësuar nga Nils Lofgren, me të cilin ka pasur një bashkëpunim të gjatë që nga vitet e 70-a.

Nils Lofgren ka luajtur edhe për Crazy Horse për një kohë të shkurtër në 1971.

Neil Young për një kohë nuk është shfaqur në publik, prej një koncerti në vitin 2019.

“Muzika që po e bëjmë me Crazy Horse është muzikë shpirtërash, është si ujë i freskët në mes të shkretëtirës. Jeta po ecën”, shkroi Neil Young me tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore