Kosova

Albin Kurti, kandidat për kryeministër


Në mbledhjen e ditës së enjte, kryesia e partisë së Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), vendosi, që Albin Kurti të jetë kandidat për kryeministër, në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Anëtarët e kësaj partie votuan unanimisht, emrin e Albin Kurtit.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se “LVV-ja gëzon besimin e popullit për t’i bërë ndryshimet e mëdha e të nevojshme në vend”.

“Ndryshimi do të ndodhë”, premtoi Kurtit, pasi mori besimin e strukturës së partisë.

Kurti, deklaroi se LVV-ja do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, më 14 shkurt.

“ Shteti do të hapë rrugën përpara për infrastrukturë, shkencë dhe teknologji”.

Albin Kurti, premtoi se do të forcojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte kritikuar nga kundërshtarët politikë, si anti-amerikan.

Më herët Albin Kurti, nënshkroi marrëveshjen me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Bazuar në këtë marrëveshje, Kurti do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani për presidente.

Kosova shkon për herë të tretë, brenda katër viteve në zgjedhje parlamentare.

Vendimi për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Pasi e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit Etem Arifi, pro Qeverisë Hoti. Vota e Arifit ishte vendimtare në formimin e qeverisë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore