Albanian Post zbardh agjendën e plotë të kryeministrit Rama në Japoni, takohet edhe me homologun Kishida
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare pesë-ditore në Japoni, me fillim më 21 shkurt dhe përmbyllje më 25 shkurt, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve.
Albanian Post, ka zbardhur edhe agjendën e plotë të vizitës së kreut të Qeverisë, e cila kulmon me takimin që Rama do të ketë me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, në ditën e dytë të qëndrimit të Tokyo.
Mbërritja e pritur është mëngjesi i 21 shkurtit, ku Rama, së bashku me bashkëshorten Linda, do të priten nga Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Gjergj Teneqexhiu.
Në ditën e parë, pritet edhe një takim me zëvendëspresidentin e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Junichi Yamada. Një figurë kryesore ky i fundit, i zhvillimit të raporteve ndërlidhëse sa i përket fushave të ndryshme të biznesit japonez në vendet e huaja.
Mbyllja e ditës së parë, do të jetë një darkë pune e organizuar nga Kryetari i Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda, i cili është edhe figura shtetërore e dytë më e lartë, të cilin kryeministri shqiptar do të takojë.
Më 22 shkurt, dita do të nisë me takimin e zhvilluar mes delegacionit dhe kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Japoneze, Akio Mimura. Një tjetër figurë shumë me rëndësi, sa i takon zhvillimit të raporteve të biznesit japonez me shtetet e huaja.
Takimi i parë bilateral me homologun Kishida, do të ngjajë më 22 shkurt, në orën 18:15. Ndërsa, darka, është e rezervuar për një takim kokë më kokë, mes dy kryeministrave.
E enjtja e 23 shkurtit do të jetë një mundësi për të vizituar qytetin e Tokyo-s, ku takime do të ketë edhe me komunitetin shqiptar atje.
Ndërsa, darka, do të jetë e organizuar nga Minoru Kiuchi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoneze-Shqiptare.
Të premten e 24 shkurtit, kryeministri do të udhëtojë drejt qytetit të Hiroshimës, ku do të pritet nga kryetari i bashkisë, Kazumi Matsui, i cili do ta shoqërojë gjatë një vizite në Muzeun Përkujtimor të Paqes, i ngritur pas lëshimit të bombës bërthamore amerikane në Hiroshima dhe e pasuar më pas nga një tjetër në Nagasaki.
Më pas, të shtunën e 25 shkurtit, do të organizohet edhe kthimi për në Shqipëri, duke e përmbyllur tërësisht vizitën zyrtare pesë-ditore në lindjen e largët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Greqia nuk do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë pavarësisht presionit të BE-së
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK
-
Basha: Ja vija blu që të bashkohemi rreth një alternative
-
Rama: Kallëzimi i pabërë i Bardhit iu shit si sapun për djathë italianëve