Lajme

Albanian Post intervistë ekskluzive me Ekaterina Trendafilova, presidenten e Gjykatës Speciale


Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

Presidentja e parë e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, me 4 korrik vjen në Kosovë. Para ardhjes ajo ka pranuar të realizojë një intervistë ekskluzive me Albanian Post.

Intervista që publikohet nesër, 29 qershor, është intervista e parë e Trendafilovas për një media online dhe ndër të parat në përgjithësi për mediat shqiptare.

Gjyqtarja bullgare ka folur për imazhin jo të mirë që vazhdon ta ketë Specialja në Kosovë.

Për shkeljen e afateve nga Zyra e Prokurorit Special dhe për vonesat që po ndodhin në proces.

Trendafilova është pyetur edhe për dyshimet për fshehje të provave shfajësuese për të akuzuarit dhe gjithashtu për rrëshqitjen që ka pësuar Specialja nga akuzimi i individëve në akuza për, sic kishte përmendur edhe porkurori Jack Smith, “për UCK-në”.

Për padrejtësinë që bëhet në dorëzimin e materialeve krejtësisht të redaktuara deri në pakuptueshmëri nga pala mbrojtëse. Ekaterina Trendafilova është përgjigjur edhe për faktin që Gjykata ende nuk ka filluar një proces hetimi për rrjedhjen e dokumenteve të gjykatës dhe publikimin e tyre.

A bashkëpunon dhe si bashkëpunon Specialja me shtetin serb? Lexojeni të mërkurën, 29 qershor, intervistën e Ekaterina Trendafilova për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore