Lajme

Alban Hyseni betohet si kryetar i Gjilanit


Alban Hyseni

Alban Hyseni, tashmë zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të komunës së Gjilanit.

Gjatë ditës së enjte të 9 dhjetorit në një ceremoni solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Alban Hyesni është betuar para qytetarëve si kryetari i ri i Gjilanit.

Hyseni, para kuvendarëve të Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se do e sjellë frymën e re që banorët e Gjilanit e kanë pritur.

“Sot jemi në mbledhjen e parë të kuvendit të ri të Gjilanit, kuvendit komunal të ndryshimit dhe zhvillimit që e pret komunën në katër vitet e ardhshëm rotacioni ishte i pashmangshëm për të sjell frymën e re që banorët e Gjilanit po e prisnin e që reflektuan me votë fillimisht me 17 tetor e pastaj dhe definitivisht me 14 nëntor”, ka thënë Hyseni.

Alban Hyseni dhe Lutfi Haziri

Ai, ka premtuar se do të jetë zëri nëpërmjet të cilit do të diskutohen dhe zgjidhjen të gjitha problemet e qytetit dhe fshatit.

“Banorët e Gjilanit faleminderit për besimin tuaj që tashmë po e përkthejmë në bashkëqeverisje gjithëpërfshirëse për të gjitha moshat shtresat lagjet dhe fshatrat”

“Qasja jonë do të jetë e njëjtë dhe e përbashkët për të gjithë”, ka përfunduar ai.

Alban Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore