Lajme

Alban Hyseni, 31 vjeçari që rrëzoi nga pushteti Lutfi Hazirin në Gjilan


Alban Hyseni, kandidat nga LVV për kryetar të komunës së Gjilanit

Raundi i dytë i 14 nëntorit, solli jo pak shembje të rezultateve.

Mes këtyre rrëzimeve, u gjend edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ku humbi në një nga bastionet më të fuqishme që kishte, Gjilanin.

Tashmë, kjo komunë do të udhëhiqet nga një parti e re. I ri është edhe kryetari.

Alban Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.

Ky i fundit pas tetë vjetësh qeverisje në Gjilan u mposht nga Alban Hyseni.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore