Lajme

Alban Hyseni, 30 vjeçari që po provon ta rrëzojë Lutfi Hazirin nga pushteti në Gjilan


Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni

Me 18 mijë e 550 vota arriti të bëhet personi më i votuar në Gjilan të dielën e 17 tetorit. Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, me 44,43 përqind të votave është renditur i pari në zgjedhjet komunale.

Kështu ai la pas konkurrentin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Hazirin, pasi ky fundit mori 18.289 vota, apo 43,81 përqind.

Nga shumëkush fitorja e Hysenit u llogaritë si befasi, por për Albanin jo.

30 vjeçari ka shtuar se ende nuk kanë vendosur nëse do të bëjnë koalicion me ndonjë parti në nivel lokal. Nga 38 komuna sa janë gjithsejtë në listë, 17 prej tyre kanë shënuar fitore të partive politike dhe 21 të tjera do të vazhdojnë garën në raundin e dytë.

Gara për balotazh në Kosovë do të mbahet në mesin e muajit nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore