Kosova

Akuza të reja për grevistët nga pushteti: “Po e shkelin Kushtetutën”


Mimoza Kusari - Lila ne Parlament

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës, për të mos thënë asgjë konkretet në raport me opsionet për ndaljen e grevës së sindikatave, pos se ata po e shkelin Kushtetutën.

Ajo ka përsëritur se si qeveria ka të drejtë e grevistët e kanë gabim, derisa shtojë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është treguar zemërgjerë me ta.

“Kryeministri u ofroi diskutim përmbajtjesor”, tha ajo, duke e nënkuptuar këtë si veprim shumë të mirë të Kurtit.

Edhe ajo ka folur për “shantazhin” që qeveria thotë se po e bëjnë grevistët më kërkesën e tyre për t’ua rritur pagat prej 100 euro, derisa të bëhet ligji i ri për paga që parasheh rritje për ta.

Më pas Kusari-Lila ka vajtuar gjendjen e rëndë të nxënësve, duke shtuar se Sindikata e Arsimit po shkelë kushtetutën.

“Ata janë duke e shkelur një të drejtë elementare ligjore kushtetuese të fëmijëve”, deklaroi ajo.

“Nuk mund të mbahen fëmijët në mes”, shtoi Kusari-Lila.

“Ky vit do të duhej të fillonte ndryshe. Është viti i parë kur lufta me pandeminë po menaxhohet dhe mësim do të mbahej në klasë. Fëmijët po ballafaqohen me një situata që nuk e shkaktuan e as nuk e krijuan, por po i bartin pasojat. Fëmijëve po u shkaktohen dëme afatgjata”.

Ardian Gola, deputet

Kritik është treguar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola.

Ai ka thënë se s’ia vlen të kritikohet vetëm krye-sindikalisti Rrahman Jashari, sepse s’janë fajet tek ai, por te kultura e gabuar e të dialoguarit e ushqyer nga qeveria e kaluar.

“Rrahman Jashari është vetëm një simptomë e një kulture të stërkequr të dialogut social që është trashëguar ndër vite”, tha Gola.

“Unë e vlerësojë përpjekjen e tij përrënda metodës se si e ka trashëgu nga pushtetet e kaluara. Por, misioni për të ngritur kulturën dhe vetëdijen sindikale ka çmime të cilat ne sot po i përjetojmë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore