Jetesë & Stil

Akuza për përdhunim ndaj artistit Wu, markat ndërpresin bashkëpunimin me të


Këngëtarin dhe aktorin kinez, Kris Wu, e kanë akuzuar për përdhunim.

19-vjeçarja Du Meizhu ka bërë me dije për mediat kineze se ylli 30-vjeçar kishte abuzuar me të para dy viteve (kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe).

Si rrjedhojë e kësaj akuze, 12 marka përfshirë emrat ndërkombëtarë Bvlgari dhe Porsche janë shprehur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me aktorin.

Artisti, i cili ka luajtur në një film shkencor në 2017-ën, i ka mohuar akuzat.

“Unë e kam takuar zonjën Du vetëm një herë në mbledhjen e një shoqeje më 5 dhjetor 2020. Unë nuk e detyrova atë të pinte alkool, tha Wu, emri kinez i të cilit është Wu Yifan, në llogarinë e tij të mediave sociale.

Pasi akuzat u bënë publike, mediat sociale në Kinë, me hashtagun “Du getting Wu to Leave the Industry” kanë grumbulluar 850 milionë shikime.

Meizhu në një postim të mediave sociale tha se qëllimi i saj ishte që Wu të linte industrinë e filmave dhe këngës.

As Du, as studioja e Wu nuk iu përgjigjën mesazheve nga agjencia e lajmeve “Reuters”, për të dhënë informacion më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore