Film

Aktorja Kristen Stewart një Princeshë Diana e vërtetë


Ditët e saj si Bella Swan janë larguar prej kohësh, sepse aktorja, Kristen Stewart, është zhvendosur tash e sa kohë në rolin e Princeshës Diana.

Imazhet e reja nga seti fotografik i filmit të ardhshëm “Spencen” të Kristen, tregojnë ngjashmërinë e saj të çuditshme me Princeshën Diana, personazh të cilën ajo luan në filmin e ardhshëm mbretëror.

Fotografitë e shkrepura tregojnë se aktorja 30-vjeçare mund bëj ndryshime totale edhe në stilin e flokëve të saj, me qëllim që të arrijë të duket sa më shumë si karakteri që ajo përfaqëson në film.

Kristen veshi një xhaketë ngjyrë të kuqe me të gjelbër dhe syze dielli, për një skenë e cila u gjirua në një rrugë të zënë.

Kjo gjë na bën të kujtojmë një veshje, që 29-vjeçarja, Diana, e ka veshur në dimrin e vitit 1989, kur fëmijët e saj, Princi Harry ishte 4 vjeç dhe Princi William ishte 6 vjeç.

Ndërsa, në një tjetër xhirim filmi Kristen, u pa të vishte një fund kadifeje dhe gete të zeza. Ajo kishte veshur atlete të zeza Adidas, duke e bërë atë si gjithmonë ikonë të stilit të thjeshtë.

Gjithashtu, kjo na e kujtoi edhe një herë se sa “mbretëresha” Kristen nuk i do këpucët me taka.

Kujtojmë, se në vitin 2018, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ajo i huqi këpucët e saj të firmës Louboutins dhe vazhdoi të eci zbathur në tapetin e kuq.

Kristën Stwart padyshim që i jep përparësi komoditetit në çdo kohë.

“Spencer”- filmi i titulluar sipas mbiemrit të vajzërisë së “Princeshë Diana’s”, pritet të përqendrohet në marrëdhëniet e saj të tensionuara me ish-burrin e saj, Princin Charles.

Ata zyrtarisht u divorcuan në gusht 1996 dhe ajo vdiq në një aksident automobilistik i cili bëri bujë në media, një vit më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore