Film

Aktorja italiane Gina Lollobrigida do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme


Gina Lollobrigida do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme muajin e ardhshëm në Itali.

Legjenda e ekranit italian është “ngopur me grindjet e politikanëve”.

95-vjeëarja po përpiqet të bëhet senatore me partinë Sovrane dhe Popullore të Italisë (ISP).

Është një aleancë e re politike euroskeptike, anti-Mario-Draghi që kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë dhe “atlantizmin luftarak”.

Lollobrigida ka qenë ndër aktoret më magjepsëse të epokës së artë të Hollywood-it.

Jo më larg se muajin e kaluar ka treguar se ishte “e vendosur të qëndronte kreative” dhe tani dëshiron të përdorë një pjesë të kësaj energjie “për gjëra të rëndësishme, veçanërisht për vendin”.

Hera e fundit që Lollobrigida tentoi të hynte në politikë ishte në vitin 1999, kur konkurroi në zgjedhjet parlamentare evropiane si kandidate për demokratët e Romano Prodit.

Sakaq, simbolet e 101 partive politike, lëvizjeve dhe listave iu dorëzuan ministrisë së Brendshme italiane për miratim të dielën përpara votimit të 25 shtatorit.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore