Jetesë & Stil

Aktorja e njohur Priyanka Chopra, thyen rregullat e Covid-19


Aktorja e njohur Priyanka Chopra, ka thyer rregullat që ka vënë Britania e Madhe për Covid-19.

Aktorja aktualisht po jeton në Londër me bashkëshortin e saj, këngëtarin Nick Jonas. Ajo është fotografuar duke shkuar në një parukeri në pronësi të Josh Wood, së bashku me nënën e saj, Madhu.

Më pas dy oficerë policie kanë mbërritur pranë qendrës estetike dhe e kanë detyruar aktoren e nënën e saj të dalin menjëherë jashtë.

Priyanka ka studiuar në Lucknow, Bareilly dhe Boston. Pasi ktheu nga Boston, e mori pjesë në “Femina Miss India’’ zgjedhje, ku e regjistruan prindërit e pa dijen e saj. Ajo fitoi titullin dhe e përfaqësoi Indinë në zgjedhjet e miss botës në vitin 2000, ku edhe fitoi.

Pastaj ajo u bë aktore e filmit dhe luajti disa filma indian të suksesshëm si AndaazAitraaz dhe Mujhse Shaadi Karogi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore