Film

Aktorja amerikane Anne Heche ndahet nga jeta


Aktorja amerikane, Anne Heche, ka ndërruar jetë një javë pasi u plagos rëndë në një aksident automobilistik.

Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj, pasi paraprakisht kishin njoftuar se do t’i hiqej nga aparati jetësor.

Heche ishte 53 vjeç dhe kishte dy djem.

Shumë kishin shpresuar se Heche do të arrinte t’i mbijetonte aksidentit.

Kjo pasi mediat raportuan se ajo ishte në një gjendje “të qëndrueshme” pasi përplasi makinën e saj më 5 gusht.

Zjarrfikësit thanë se ajo po fliste me ta ndërsa humbi ndjenjat.

Më 8 gusht nga familja postuan një përditësim, duke thënë se Heche ishte në një “gjendje ekstreme kritike” dhe kishte rënë në koma.

Heche u bë e njohur në fillim të viteve 1990, duke luajtur binjakët në filmin “Another World”, dhe me role filmike, duke përfshirë pjesën e Laura-s në filmin debutues të Nicole Holofcener, “Walking and Talking”.

Roli i saj i parë i madh ishte si e dashura e Johnny Depp në dramën gangstere “Donnie Brasco” (1997).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore