Lajme

Aktivistët e mirëpresin vendimin e Sharon Stone për të folur për abortet e saj


Aktivistët e kanë mirëpritur vendimin e Sharon Stone për të folur publikisht për  nëntë abortet e saj.

Sipas tyre, këto rrëfime nga gra të njohura shërbejnë si një ndihmesë për gratë e tjera që ndodhen në të njëjtën situatë me to.

Për aktoren “nuk është gjë e vogël, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht” dhe se gratë që abortojnë ndjejnë një “ndjenjë dështimi”.

64-vjeçarja ka treguar se “ne si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje… kam humbur nëntë fëmijë nga një abort”.

“Nuk është gjë e vogël, por ne jemi mësuar të ndiejmë se është diçka që përballohet vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi. Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin shumë të nevojshëm për të cilin kemi kaq nevojë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, është bërë “në rastin më të mirë e dobët, injorante dhe në përpjekje të dhunshme shtypëse”.

Ruth Bender Atik, drejtoresha kombëtare e Shoqatës së Abortit, ka thënë se “duhet guxim”, veçanërisht për gratë në sytë e publikut, që të flasin për abortet e tyre.

Por kjo mund të shërbejë për t’i bërë të tjerat të ndihen më pak të vetmuara dhe të flasin gjithashtu për përvojat e tyre.

“Kur dikush me një profil kaq të lartë flet për përvojën e vet është veçanërisht e vështirë, mund të jetë në një mënyrë ngushëllim për dikë që po kalon diçka të ngjashme”, ka shtuar ajo.

Teksa përvojat e të gjithëve për abortin janë të ndryshme, “ka gjithmonë diçka të përbashkët. Kur dikush tjetër flet për këtë, mund të duket sikur nuk jeni vetëm”.

Paçka se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka shifra të sakta, vlerësohet se midis një në katër dhe një në pesë shtatzëni përfundojnë me abort.

Kurse të folurit për abortin po bëhet më pak tabu. Megjithatë, edhe pse gratë, duke përfshirë Stone, Chrissy Teigen dhe Carrie Johnson që ndajnë përvojat e tyre publikisht, ende mbetet një temë e vështirë për shumë njerëz.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore