Shqipëria

Akti Normativ për buxhetin 2022: Qeveria e përballoi krizën nga tërmeti dhe pandemia


“Qeveria shqiptare e përballoi krizën pas tërmetit duke u gjendur pranë atyre që u tronditën nga tërmeti. Më pas u prekëm nga pandemia dhe qeveria në kohë rekord ndërmori akte për t’i ardhur në ndihmë të gjithë familjeve”.

Kështu u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj për Aktin Normativ të buxhetit të vitit 2022, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

“Sa i përket Aktit Normativ u thanë disa gënjeshtra”, iu drejtua Ibrahimaj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky i fundit në fjalën e tij akuzoi qeverinë si më të korruptuarën në Ballkanin Perëndimor dhe ajo nuk ka pasur transparencë. Si dhe ekonomia ka qenë e dështuar.

Kryedemokrati Lulzim Basha.

“Ju thoni se ekonomia është e dështuar, por shifrat nuk tregojnë këtë. Masat tona dhanë efekt. Tani rritja parashikohet 7.8% por edhe më lartë”, theksoi Ministrja duke hedhur poshtë akuzat e Bashës.

Ajo theksoi se Qeveria ka parashikuar shtesë deri në masën, “1.4 miliard lekë për mirëmbajtjen e rrugëve, 4.4 miliardë lekë për projektet për ujësjellësit dhe 500 milionë lekë fonde për të shlyer detyrimet e prapambetura nga ish-komunat”.

Në përfundim ajo tha se, “ndryshimet e miratuara nuk e prekën deficitin buxhetor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore