Lajme

Aksioni anti-drogë në zonën e Dukagjinit, ka të arrestuar


Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës së bashku me Policinë e Kosovës, konkretisht njësitin anti-drogë është drogë është duke zhvilluar një aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit.

Kështu të paktën ka konfirmuar për Albanian Post, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Po është duke u zhvilluar, nuk mund të jap informacione shtesë, përveçse mund të ju konfirmoj se aksioni është duke u zhvilluar në disa plantacione në të cilat kemi pasur dyshime”, ka thënë Kurmehaj për Albanian Post.

Sipas raportimeve të disa mediave në Kosovë nga aksioni në fjalë janë arrestuar shtatë persona, derisa aksioni është duke vazhduar ende.

Në aksionin në fjalë është bërë edhe bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore