Ekonomi

Aksionet e Tesla-s surprizojnë ekspertët e Wall Street


Elon Musk, drejtor ekzekutiv i Tesla Motors, flet para të pranishmëve në prezantimin e TEsla Model S, më 2010

Që kur kompania Tesla doli u bë pjesë e tregjeve financiare në vitin 2010, aksionet e saj u rritën me më shumë se 20 mijë %. Ajo kaloi pritshmëritë e Wall Street dhe i ktheu investitorët e hershëm në milionerë.

Kështu thotë Tim Levin, gazetar i cili shkruan për makinat, motorët dhe transportin publik, duke nënvizuar se rritja e aksioneve të Tesla, veçanërisht gjatw vitit 2020, surprizoi shumë ekspertë të Wall Street-it.

“Vetëm në vitin e fundit, çmimi i aksioneve të Tesla-s u rrit më shumë se 700%. Kjo lumturoi investitorët dhe tifozët besnikë të Tesla-s, ndërsa la pa fjalë shumë analistë me përvojë të Wall Street-it”.

Aksionerët që investuan kundër, humbën 38 miliardë dollarë gjatë ngjjitjes monumentale të Tesla-s në vitin 2020, shtoi ai.

Kjo rritje epike e ka bërë Tesla-n kompaninë më të vlefshme të makinave në botë, duke e katapultuar atë mbi dhe përtej Toyota-s dhe Ford-it.

“Ajo i ka dhënë gjithashtu Elon Musk-ut, drejtor i Përgjithshëm i Tesla-s prej 13 vjetësh, titullin e personit më të pasur në botë, falë punës së të tij të rëndësishëm në kompani”.

Pse Tesla nuk dorëzohet?

Si fillim, shkruan Tim Levin, rritja e Tesla-s ka frymëzuar ndjenjën e besimit.

“Në vitin 2020, kompania prodhoi më shumë automjete sesa kishin parashikuar ekspertët e Wall Street. U prodhuan më shumë se 500,000 automjete. Ky është numri më i madh i automjeteve të shitura nga Tesla, në një vit”.

Investitorët dhe analistët kanë arsye të besojnë se kapaciteti prodhues i Tesla-s do të rritet ndjeshëm në 2021. Kjo sepse fabrika të reja të prodhimit në Berlin, Gjermani dhe Austin, Texas po ndërtohen.

“Shumë persona mendojnë se kërkesa për makinat e Tesla-s do të vazhdojë të rritet, veçanërisht në Kinë, ku prodhuesi i makinave elektrike (EV) ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë”.

Tesla, shton Levin, gjithashtu përfiton nga një eufori e përgjithshme rreth rezervave EV.

“Masat shtrënguese të emisioneve në të gjithë botën japin një pamje gjithnjë e më të qartë të një industrie të ardhshme të automjeteve të dominuar nga automjete me zero emisione”.

“Tesla ka vazhduar të çimentojë pozicionin e saj si forca dominuese në një treg EV. Dhe, është gati të rritet në mënyrë të konsiderueshme në të ardhmen e afërt”.

Investitorët më të mëdhenj të Tesla-s i kushtojnë vlerë të madhe potencialit të saj për të fituar para edhe jashtë biznesit të saj kryesor të makinave, sqaron Tim Levin.

“Një shërbim i ardhshëm autonom i taksive, njësia e ruajtjes së energjisë dhe zhvillimet e programeve kompjuterikë për ‘pilotimin komplet automatik’ mund të ndihmojnë kompaninë të fitojë shuma të padëgjuara në biznesin e makinave”.

Autori thekson që një ndër faktorët kryesorë të rritjes së fitimeve të Tesla-s është vetë CEO-ja i saj, Elon Musk.

“Ekziston një faktor i fundit që nuk mund të neglizhohet: vetë shefi ekzekutiv, Elon Musk. Biznesmeni i çuditshëm dhe meme-dashës”

“Ai ka frymëzuar investitorët besnikë të Tesla, kryesisht përmes shkrimeve të tij të veçanta në Twitter dhe ndërmarrjeve të tjera ambicioze si SpaceX, PayPal dhe Neuralink. Kjo është diçka që asnjë prodhues tjetër i automjeteve nuk e ka, edhe pse disa janë përpjekur të imitojnë”.

Dyshimet për makinat Tesla

Levin, si një njohës i mirë i biznesit të makinave shpjegon përse ekspertët e Wall Street nuk janë optimistë për Tesla-n.

“Analistët e Wall Street vërejnë se projektet e Tesla-s nuk janë shumë të ndryshëm nga pjesa tjetër e industrisë. Gjithashtu, Tesla do të përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit e tjerë të automjeteve që hyjnë në hapësirën EV”.

Por, vëzhguesit e industrisë janë, në tërësi, të ndarë për perspektivat e Tesla-s, mendon Levin.

“Disa parashikojnë se kompania do të rritet edhe më lart, ndërsa të tjerët nxisin investitorët që ta shmangin atë me çdo kusht”.

Analistët e bankës, JPMorgan, në një deklaratë, për klientët thanë se aksionet drejtohen kryesisht nga një “entuziazëm spekulativ”.

“Aksionet e Tesla-s, në këndvështrimin tonë dhe praktikisht nga çdo metrikë konvencionale, janë dramatikisht të mbivlerësuara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore