Shqipëria

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal, Policia arreston autorin


Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë një ngjarje të ndodhur 10 ditë më parë, ku një aksident rrugor i mori jetën një 83-vjeçari, të cilin e kishin përplasur dhe më pas hedhur në një kanal për të fshehur ngjarjen.

Shtetasi A.H., 48 vjeç, banues në Muriqan të Elbasanit, është mbajtur përgjegjës për ngjarjen.

Ai mendohet se me mjetin e tij, tip “Audi”, ka përplasur fillimisht të moshuarin në rrugë, duke e lënë atë të vdekur në vend. Më pas, për të fshehur veprën, e ka hedhur atë në kanal.

Policia ka arritur të gjejë edhe mjetin me të cilin është aksidentuar shtetasi, në të cilin vihet re dëmtimi në pjesën e përparme të tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa automjeti është sekuestruar.

Grupi hetimor sakaq, vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore