Sport

Aksidentohet Tiger Woods – i shtruar në spital


Edhe pse u aksidentua herët në mengjesin e sotëm me orën amerikane, Tiger Woods duket se është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet e spitalit të Kalifornisë kanë njoftuar se Woods ka fituar vetëdije, ka dal jashtë rrezikut për jetën dhe po shërohet.

Pak kohë përpara orës 7 të mëngjesit, Woods po ngiste makinën i vetëm. Në aksident nuk u përfshi asnjë automjet tjetër. Shpejtësia e lart e bëri të humbiste kontrollin – makina doli jashtë karrexhatës duke u rrotulluar disa herë.

Makina pësoi dëme të mëdha, sikurse dhe Woods; fitues i 15 kampionateve të mëdha në golf.

Zjarrfikësit të gjendur në vendngjarje, iu desh të përdonin sopatë për të çarë pjesë të ngjeshura nga makina në mënyrë që të nxirrnin jashtë saj Ëoods-in e keqpozicionuar brenda saj.

Të dy kockat e pjesës së poshtme të këmbëve iu frakturuan (“tibia” dhe “fibula” me gjuhën mjekësore).

Veç kësaj, Woods pati dëme të konsiderueshme në të gjithë pjesën e poshtme të trupit.

Sherifi i Los Angeles deklaroi se Woods nuk ishte nën efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore