Sport

Aksidentohet portieri i PSG-së, në gjendje të rëndë për jetën


Portieri i PSG-së, Sergio Rico raportohet se është në një gjendje “të rëndë” pas një aksidenti të rëndë gjatë kalërimit në Spanjë.

29-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter mëngjesin e së shtunës pasi ra nga kali në El Rocio, Huelva.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP” dhe gazeta britanike “The Sun”.

Raportimet pretendojnë se ai pësoi një traumë të rëndë në kokë, që do të thoshte se ai duhej të intubohej pas mbërritjes në spitalin Virgen del Rocío në Sevilje.

Detajet në lidhje me shkallën e mundshme të lëndimeve të portierit nuk janë konfirmuar ende nga familja e tij apo spitali.

PSG gjithashtu nuk ka dhënë ende një deklaratë në lidhje me incidentin.

Rico iu bashkua PSG-së në një transferim prej 5.2 milionë paundësh nga Sevilla në vitin 2020 pas një periudhe 14-vjeçare me skuadrën spanjolle.

Ai ka bërë vetëm 24 paraqitje për gjigantët francezë që nga bashkimi dhe ende nuk ka asnjë paraqitje me klubin këtë sezon.

PSG fitoi një tjetër titull të Ligue 1 të shtunën pas barazimit 1-1 me Strasburgun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore