Shqipëria

Aksidentohen dy makina tek rruga e Durrësit, nuk ka viktima


Dy makina janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit tek rruga e Durrësit, ku për pasojë, njëra prej tyre ka përfunduar në trotuar dhe ka goditur një prej pemëve që gjendet në rrugën e këmbësorëve.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, shoferi është shoqëruar drejt spitalit për plagë të lehta të marra. Ndërkaq, persona të tjerë të lënduar nuk ka.

Në çastin e daljes së makinës nga rruga, këmbësorët janë gjendur larg dhe nuk janë përfshirë në aksident.

Në vendngjarje janë edhe forcat policore, të cilat po kryejnë procedurat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore