Sport

Aksidenti që do t’i kushtoj Red Bull-it 1.3 milionë


Formula 1 e këtij viti është ndoshta më interesantja e dekadës së fundit.

Lufta për titull po zhvillohet mes dy pilotëve, Leëis Hamilton dhe Max Verstappen.

Aktualisht kampionatin e udhëheq holandezi i Red Bull, por jo shumë prapa është edhe shtatë herë kampioni i botës.

Në garën e fundit, në Silverstone, një aksident i ashpër mes dyshes ndodhi.

Me apo pa dashje, Hamilton u bë shkaktar që Max Verstappen të largohet nga gara me dëme të mëdha, por fatmirësisht pa lëndime.

Dëmtimi që morri makina e Max, do të kushtojë plot 1.3 milionë euro për t’u rregulluar, thotë shefi i Red Bull, Christian Horner.

Me limitin e shpenzimeve në 130 milionë euro këtë sezon, shifra e riparimeve në makinën e Max Verstappen do të jetë më shumë se 1% i totalit.

Këto shpenzime, mund t’i kushtojnë Red Bull-it shumë, duke ulur buxhetin me të cilin ata mund të përmirsojnë edhe më shumë performancën e makinës.

Honda, furnizuesi i motorit të Red Bull, e ka dërguar motorin në Japoni, për të investiguar dëmin që është shkaktuar.

Nëse ka probleme, Verstappen-it do t’i duhet një motor i ri.

Kaq herët në sezon, ky do të jetë një problem i madh për Verstappen, që po i afrohet shumë limitit edhe të motorëve që ai guxon të përdorë brenda një sezoni.

Me vetëm tetë pikë diferencë, gara është më e hapur se asnjëherë më parë, por dëmi që Hamilton i shkaktoi Verstappen-it, mund të ndryshojë shumëçka.

Nga tani, rivaliteti i dyshes, pritet të jetë edhe më i ashpër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore