Lajme

Aksidenti në Bullgari, fillojnë procedurat për marrjen e licencës së kompanisë “Besa Trans”


Tragjedia me autobus në Bullgari lë të vdekur 46 persona..

Më 23 nëntor një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka filluar procedurat për marrjen e licencës për punë të kompanisë së transportit “Besa Trans”.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa licencë për automjetin, në bazë të Ligjit për transport në trafikun rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës për punë”, ka deklaruar Boçvarski për media.

Ai tutje bën të ditur se janë të angazhuar edhe inspektorati në hetimin e aksidentit që ka ndodhur në Kroaci.

“Gjithashtu qeveria angazhoi inspektoratin e transportit të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”.

Gjendja e autobusit pas aksidentit.

Kompania “Besa Trans”, ka pasur licencë për transport ndërkombëtar por jo edhe licencë për automjetin në fjalë.

Ministrisa e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, po ashtu ka bërë të ditur se ndaj kësaj kompanie gjatë këtij viti janë ngritur katër padi për mosrespektimin të protokolleve kundër COVID-19.

Aksidenti tragjik me 46 viktima në Bullgari

Sipas autoriteteve bullgare, ky incident ndodhi në një autostradë të Bullgarisë perëndimore.

Mes viktimave ishin dhe 12 fëmijë. Shtatë persona me djegie u dërguan në spitalin e kryeqytetit, Sofje, tha për televizionin BTV kreu i departamentit të sigurisë nga zjarri në Ministrinë e Brendshme bullgare, Nikolai Nikolov.

Ministria e përditësoi më pas numrin në 46. Në bord kishte gjithsej 53 persona.

Një zyrtar nga spitali i urgjencës së Sofjes tha se shtatë personat që po merrnin trajtim ishin hedhur nga autobusi që po digjej.

Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Tragjedia me autobus në Bullgari lë të vdekur 46 persona..

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se pasagjerët po ktheheshin në Shkup pasi një udhëtimi në fundjavë në Stamboll.

Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes rreth orës 2 të mëngjesit.

“Të paktën 45 njerëz u vranë pasi një autobus mori flakë dhe u rrëzua, ose u përplas dhe më pas mori flakë”, tha Nikolov.

Pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare, ndërsa në Kosovë dita e mërkurë është shpallur ditë zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore