Shqipëria

Aksidentet rrugore në Shqipëri u reduktuan me 11.5 për qind gjatë prillit


Aksidentet rrugore, prillin e këtij viti, kanë pësuar rënie me 11,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar raportit të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), numërohen 92 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin prill të vitit 2021.

Ndërkohë, në katërmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 377 aksidente rrugore nga 427 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Çka reflekton një rënie me 11,7 për qind.

Aksidentet rrugore mujore, Prill 2018–Prill2022

Këtë prill, numri i të aksidentuarve është 132 persona nga 145 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Në katërmujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 524 persona nga 563 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore për prillin e vitit 2022 është 10 persona, nga 12 persona të vdekur në prillin pararendës.

Sakaq, në katërmujorin e parë të këtij viti, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 56 persona nga 70 persona të vdekur në katërmujorin e parë të vitit 2021.

Aksidentet rrugoredhe numri i të aksidentuarve sipas gjinisë

Aksidentet rrugore, në 84,8 për qind të rasteve të këtij muaji prill, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Dhe numri më i lartë i tyre në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45 deri në 59 vjeç, duke zënë 23,9 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 4,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore dhe numri i të vdekurve sipas qarqeve

Ndërsa në katërmujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 13,3 për qind të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 39,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore