Shqipëria

Aksident në Vorë, humb jetën 80-vjeçari


Ka humbur jetën shtetasi S.S, rreth 80-vjeç, si pasojë e një aksidenti rrugor në Vorë. Mësohet se ai ka qenë pasagjer në mjetin që drejtohej nga shtetasi H.S.

“Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H.S, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, shtetasi S.S, rreth 80 vjeç, si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit shtetasi H.S, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore