Shqipëria

Aksident në Tiranë, humb jetën 25-vjeçarja


Një 25-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, më 8 shkurt.

Mjeti me drejtues shtetasin E.B, përplasi kalimtaren me iniciale A.A, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

“Më datë 08 shkurt 2021, rreth orës 07:15, në Institut, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.A, 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore